Lajme

Krasniqi kërkon besimin e delegatëve për ta marrë drejtimin e PDK-së

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së

Memli Krasniqi, ka kërkuar besimin e delegatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për ta marrë timonin e këtij subjekti politik.

Në një fjalim aty në konventë, Krasniqi theksoi rolin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në PDK, por edhe në Kosovë.

Falënderoi edhe ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhajn, që e mori drejtimin e partisë “në kohën më të vështirë”.

Krasniqi, theksoi se të gjithë në PDK pajtohen “se nuk mjafton për rikthimin ashtu siç janë”.

“Kështu si jemi sot, nuk mjafton për t’u rikthyer. Por, ne qëllimin e kemi për t’u rikthyer”

“Prandaj, është e nevojshme që të çlirojmë gjithë potencialin tonë të brendshëm, por edhe të hapemi. Duhet të hapemi. Duhet të shohim se cila është demografia politike e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që të rikthejmë besimin e tyre”, ka thënë ai.

Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. /Shqip.com