Lajme

Krasniqi: Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit i është bashkuar edhe Kosova

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar sulmet e 11-të shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, i pari i PDK-së është shprehur se frontit të përbashkët global kundër terrorizmit i është bashkuar edhe Kosova.

“Megjithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë! Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova”, ka thënë Krasniqi.

Pllaka përkujtimore

Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta, ka shtuar më tutje Krasniqi.

Sot bëhen 21 vjet nga sulmi që morri jetën e 3 mijë qytetarëve amerikanë./Shqip.com