Lajme

Krasniqi: Do t’i koordinojmë seancat për betimin e kryetarëve tjerë në veri

Ministri i Administratimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasiqi, ka folur rreth betimi të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut.

“Unë besoj që kryetari Erden Atiq bashkë me nënkryetaren dhe drejtorët e tjerë, do të angazhohen në vazhdimësi për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve. Unë konsideroj që është hera e parë që kemi një kryetar i cili është i interesuar për mbështetje të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Minsitri i MAPL-së ka thënë se se zgjedhja e nënkryetarës së kësaj komune me nacionalitet serb është sinjal i mirë i kryetarit Atiq që dëshiron të ketë në përbërjen e tij sa më shumë serbë të gatshëm të japin kontributin e tyre për një bashkëjetesë normale në këtë pjesë të vendit.

Krasniqi shtoi se do t’i koordinojnë seancat për betimin e kryetarëve të tjerë, raporton Dukagjini.

/Shqip.com