Lajme

Krasniqi: Diskriminimi i Qeverisë ndaj komunave që udhëhiqen nga opozita, po e tejkalon çdo kufi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Mitrovicës, dhe me këtë rast ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Në këtë vizitë, Krasniqi ka hedhur akuza edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se diskriminimi i Qeverisë ndaj komunave që udhëhiqen nga opozita po e tejkalon çdo kufi.

Foto nga takimi

“Mitrovica, qyteti i punës, historisë e kulturës, më në fund ka marrë drejtimin e duhur dhe të merituar, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, profesionistit e Kryetarit shembull. Por, fatkeqësisht, vullneti, dija e angazhimi i Kryetarit Hamza dhe ekipit të tij po hasë në pengesa aty ku nuk do të duhej – në Qeverinë e Kosovës. Diskriminimi i Qeverisë ndaj komunave që udhëhiqen nga opozita, po e tejkalon çdo kufi”, ka shkruar Krasniqi.

Qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen të barabartë nga Qeveria, pavarësisht se ku jetojnë ata. Ky është minimumi që duhet të bëhet, ka thënë më tutje Krasnqi./Shqip.com