Lajme

Krasniqi: Dialogu duhet të bëhet për njohje dhe ulëse në OKB e jo për çështje teknike siç po ndodhë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të afatizohet dhe diskutimet duhet të fokusohen për marrëveshjen finale me njohje të ndërsjellë.

Sipas tij, aktualisht në Bruksel po diskutohet vetëm për tema teknike.

“Ato që kishte për t’i thënë në takim, i kemi ditur, takimi vinte pas dakordimit për dokumente dhe pas kritikës për dialog me opozitën. Diskutimi për çështje teknike nuk është temë, por njohja reciproke, marrëveshja finale dhe ndërprerjen e konfliktit të ngrirë, na duhet marrëveshje finale për anëtarësim në OKB dhe organizatat ndërkombëtare.

Po flasim për çështjet teknike, jo për njohje. Ne jemi për reciprocitet tregtar, Kurti është tërhequr nga reciprociteti. Eksportet e Serbisë janë më të mëdhatë në historinë e Kosovës”, tha Krasniqi për “RTK Prime”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, 18 gusht 2022

I pari i PDK-së foli edhe për mos pranimin e ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim.

Krasniqi tha se “nuk ka shkuar sepse takimi ishte i kotë, pa substancë, ftesë e pasinqertë dhe për shoë mediatik”./Shqip.com