KQZ ndan fondet, PS merr “copën e luanit”, 106 mln lekë për PD, asnjë qindarkë për Rithemelimin e Berishës
Zgjedhjet vendore të vitit që lamë pas e gjetën Berishën pa fonde për fushatën.
Në atë kohë 102 milionë lekë i kaluan PD-së zyrtare, e cila drejtohej nga Enkelejd Alibeaj që garoi në vetëm 14 bashki.
Përplasja mes së djathtës duket se do të rikthehen kur KQZ po ndan buxhetin për 12 muajt në vijim
Nga fondi 345 milionë lekësh, PS e PD do të ndajnë rreth dy të tretat duke u ndjekur nga partia e lirisë
Në seancë nuk morën pjesë përfaqësuesit e forcës që drejtohet nga Berisha, por PDIU kishte pretendime për shumën
Vendimi për shpërndarjen e fondeve do të jepet të martën teksa KQZ do të verifikojë pretendimet e partisë së drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Shpërndarja e fondeve vjetore të partive parlamentare për 2024-n:
PS – 151 milionë lekë
PD – 106 milionë lekë
PDIU – 9 milionë lekë
PBDNJ – 8 milionë lekë
PR – 11 milionë lekë
PAA – 8 milionë lekë
LZHK – 8 milionë lekë
PLL – 8 milionë lekë
PL – 15 milionë lekë
PSD – 12 milionë lekë
Nisma Thurje – 6 milionë lekë
I gjithë fondi 345 milionë lekë
/Shqip.com