Lajme

KPA shkarkon kreun e KLP. Alfred Ballës i hiqet mundësia për 15 vite për të kandiduar për prokuror, magjistrat apo inspektor

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallëtn e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën.

Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.

Për Alfred Balllën, ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione publike për 15 vitet e ardhshme.

“Trupi gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit: Ndërprerjen e procesit të rivlerisimit. Ai nuk mund të emërohet si gjyqtar, apo prokuror i çdo niveli”, thuhet në vendimin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit.”

/Shqip.com