Sport Shqiptar

Kosovë – Bullgari, ndeshjen mund ta shikoni direkt në “youtube”

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në hapje të kualifikimeve për Kampionatin evropian në Ligën B, duke mposhtur Gjibraltarin, me rezultat 7:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshjen e radhës Kosova po e luan sot kundër Bullgarisë nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshjen mund ta shikoni direkt në kanalin “youtube”.

Kosova drejtohet nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi.

/Shqip.com