Sport Shqiptar

Kosovë – Armeni, publikohen formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të nëntorit.

“Dardanët” do ta presin Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që do të nisë në orën 18:00 – shkruan Shqip.com.

Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.

Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari janë futbollistët e Superligës që do të luajnë nga fillimi.

Giresse ka thënë se këto dy miqësore do t’i shërbejnë atij për të parë potencialin e futbollistëve të rinj.

Dardanët do të luajnë edhe të shtunën kundër Ishujve Faroe.

Formacionet zyrtare

Kosova: Bekaj, Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu, Jashari, Abedini, Bislimi, Kastrati, Veliu, Sadiku.

Armenia: Buchnev, Hakobyan, Mkrtchyan, Hartoyan, Hovhannisyan, Harutyunyan, Grigoryan, Dashyan, Babayan, Shaghoyan, Bichakhchyan.

/Shqip.com