Sport Shqiptar

Kosova U17 triumfon në miqësoren me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka mposhtur Malin e Zi me rezultat 3:0.

Ndesha e zhvilluar të enjten erdhi pas një fitore 4:2 në miqësoren e parë.

Fillimisht epërsinë Kosovës ia dha Shenarta Bela në minutën e 11 dhe gjashtë minuta më vonë Sahare Berisha dyfishoi epërsinë.

Dilemën e fituesit “Dardanet” e mbyllën në pjesën e parë, me Albina Gegaj që shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3:0.

Këto ndeshje ishin si parapërgatitje, para përballjve për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kosova është në Grupin 2 të Ligës B, të cilin e përbëjnë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Moldavia.

Dhe Kosova përballet me Shqipërinë në ndeshjet e këtij grupi që do të luhen prej 18 deri më 24 shtator./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022