Kosova U-19 mposhtet nga Uellsi
Publikuar:
(12.10.2021 17:30:13)
Tri humbje në tri ndeshje. Kjo është ecuria që e ka pasur Kosova-19 në ndeshjet kualfikuese për “Euro 2022”.
Skuadra e udhëhequr nga Ramiz Krasniqi është mposhtur sot nga Uellsi me rezultat 0-3, shkruan Shqip.com.
Mysafirët ishin më dominues në këtë lojë, ndërsa golat u shënuan nga Hughes (2 gola) dhe Harris.
Ky takim ishte edhe i fundit për këto kualifikime qe dolën të jenë një “dëshpërim” për Kosovën, pasi i mbyllën në pozitën e fundit me 0 pikë.
Në anën tjetër, Uellsi ka ende gjasa për tu kualfikuar në “Elite Round”.
Pas kësaj disfate, mund të ketë ndryshime edhe në pozitën e trajnerit, pasi ka kohë që Krasniqi përballet me presionin për shkarkim nga detyra e tij./Shqip.com