Kosova, pjesë e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Nju Jork
Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, ndodhet në New York ku është ftuar në një ngjarje që është folur për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.
Për këtë pjesëmarrje ajo e ka falënderuar Antony Blinken, sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Faleminderit sekretari Blinken për ftesën e Kosovës në një ngjarje të rëndësishme në margjinat e #UNGA ku diskutohet se si AI mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të #SDG”.
”Kosova dhe sektori i saj TIK janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë fushë të rëndësishme së bashku me partnerët tanë anembanë globit”, ka shkruar Gërvalla në platformën X, ish-Twitter.
Inteligjenca artificiale është shndërruar në një temë globale edhe për shkak të sfidave që rrjedhin me të.
Thank you 🇺🇸 @SecBlinken for inviting Kosova to an important event on the sidelines of #UNGA discussing how AI can help achieve #SDG goals.
🇽🇰 Kosova and its ICT sector are ready to contribute to that important field together with our partners around the globe. pic.twitter.com/doA9Pyo2Ep
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 18, 2023
/Shqip.com