Lajme

Kosova paditë shtëpinë botuese franceze “Petit Fute”

Ministrja e , Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë , Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se ka paditur shtëpinë botuse “Petit Fute”, pasi kjo e fundit ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Ashtu siç kemi deklaruar se do të ndjekim rrugët ligjore lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës, ndjej obligim moral të ju njoftoj se sot kemi përcjellur kërkesën me të gjitha provat për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, si organ kompetent për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative. Inicimi i padisë kundër Shtëpisë Botuese “Petit Fute” është bërë për arsye se e njëjta ka kryer veprime të kundërligjshme dhe të dëmshme për historinë dhe imazhin e Republikës së Kosovës, duke shkelur marrëveshjen e lidhur me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve-KIESA duke mos publikuar materialin promovues të turizmit të dërguar nga KIESA, por ka publikuar një material që është kundërshtuar në vazhdimësi dhe ka bërë publikimin pa pasur miratim nga KIESA” ka bërë të ditur Hajdari.

Sipas Hajdarit, Petit Fute” nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për largimin e shkrimit të artikullit në faqet 94 dhe 95 të katalogut të tyre, përkundër kërkesës dhe paralajmërimit nga KIESA-MINT.

Në artikullin e saj “Petit Fute” e ka quajtur Kosovën si vend ku kanë lindur manastiret e kishës ortodokse serbe.

/Shqip.com