Sport Shqiptar

Kosova e zhvillon stërvitjen e radhës, vizitohet nga një mysafir special

FOTO: FFK
FOTO: FFK

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024, shkruan FFK, përcjell Shqip.com.

Para fillimit të stërvitjes përzgjedhësi Alain Giresse e ka mbajtur një video-analizë të shkurtër me futbollistët, derisa gjatë stërvitjes është punuar me intensitet të plotë.

Para fillimit të stërvitjes Dardanët i ka vizituar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili i ka uruar Kosovës suksese në këtë cikël kualifikues dhe realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje në Evropian.

Kosova do të përballet të shtunën e kësaj jave (25 mars) me Izraelin në Tel Aviv, duke synuar që të nxjerrin së paku një rezultat pozitiv.

Tri ditë më vonë, Dardanët janë nikoqirë të Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke synuar pikët e plota.

/Shqip.com