Sport Shqiptar

Kosova e gatshme për ndeshjen me Armeninë

Përfaqësuesja e Kosovës nesër e zhvillon ndeshjen miqësore me Armeninë, ndërsa sot e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje.

“Dardanët” nesër mbrëma luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 18:00, ndërsa futbollistët duken të motivuar dhe të gatshëm për lojë.

Përzgjedhësi Alain Gieresse i ka në dispozicion 22 lojtarë për dy miqësoret dhe sipas asaj që e tha në konferencën për shtyp, pritet që të gjithëve t’u japë rastin të luajnë.

Kosova pas ndeshjes me Armeninë, do të ketë edhe një miqësore tjetër, me Ishujt Faroe, po ashtu në “Fadil Vokrri”, ndeshje që zhvillohet të shtunën. Për këto dy ndeshje, Giresse i ka ftuar disa futbollistë të rinj, përfshirë edhe disa nga Kampionati i Kosovës.

/Shqip.com