Kosova e dyta për medalje në Olimpiadën e Tokyos
Kosova është shteti i dytë më i suksesshëm në xhudo në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.
Sportistët kosovar patën prezantim të dinjitetshëm në Japoni, duke arritur të fitojnë dy medalje të arta nga 11 sa përfaqësojnë vendin, derisa dy sportistë ende nuk i kanë zhvilluar garat e tyre.
Të dy medaljet erdhen nga xhudo, me Distria Krasniqin që doli me medalje të artë nga kategoria deri në 48 kilogram dhe Nora Gjakova deri në 57 kilogram.
Sukseset e xhudisteve kosovare kanë bërë që Kosova të renditet e dyta sa i përket medaljeve në sportin e xhudos në kuadër të “Tokyo 2020”.
Vetëm nikoqirët e kësaj Olimpiade, Japonia zë vendin e parë me tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Në vendin e tretë gjendet Franca me një medalje të artë, po aq sa ka edhe Georgjia në vendin e katërt. Listën e 10 shteteve e përmbyll Taipei kinez me një medalje të argjendtë./Shqip.com