Lajme

Kosova, Bosnja e Mali i Zi deklarohen rreth një qëllimi të përbashkët pas takimit në New York

Presidentët e Kosovës - Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës pas takimit në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, homologu i saj nga Mali i Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, janë takuar sot në New York gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca, ata diskutuan zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje. /Shqip.com