Sport Shqiptar

Kosova – Andorra, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen ndërmjet Kosovës e Andorrës, e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Fillimisht dardanët kaluan në epërsi me golin e Edon Zhegrovës, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të bukur nga Milot Rashica (59’). Vetëm dy minuta më vonë (61’), Rosas Ubach i barazoi shifrat në 1:1 me një gol me kokë nga afërsia.

/Shqip.com