Lajme

Kosnett: Kosova të tejkalojë mbështetjen e saj nga diaspora

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës, shkruan SHQIP.

Në llogarinë e tij në ” Twitter” Kosnett publikoi një fotografi nga ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë ku ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës por të shfrytëzojë diasporën për investime.

Ai më tej, tha së diaspora e arsimuar dhe të përkushtuar janë mundësi që Kosova duhet të shfrytëzojë.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett./SHQIP.com