Lajme

Konjufca: Të gjendet formë e re për Asociacionin, Kosova përballet me dy rreziqe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, glauk Konjufca gjatë takimit vitrual me Koordinatoren e OKB-së, Ulrika Richardson

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se duhet të gjendet një formë e re për asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për shkak se marrëveshjen e arritur e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për media, Konjufca tha se Asociacioni nuk përmendet në planin franko-gjerman, por përmendet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani që lënë të nënkuptohet më një formë edhe Asociacioni.

“Kryeministri para tre muajsh  ka thënë që ky plan është i pranueshëm për Kosovën pra është bazë e mirë. Aty nuk përmendet kurrfarë Asociacioni, e tërë që mund të aludohet në atë plan është për marrëveshjet e deritanishme të arritura në dialog. Si është çështja, çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese dhe  gjendja është të gjendet një formë e re e Asociacionit, por është e vështirë në këto kushte kur Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë”, tha Konjufca.

Konjufca përmend rreziqe për Kosovën në këtë fazë të dialogut me Serbinë.

“Unë mendoj se janë dy rreziqe për Kosovën. E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe pse është kompromis. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘defacto’, pra shtetësia e Kosovës nga Serbia nuk pranohet drejtpërdrejt por në mënyrë të tërthortë. Kjo I bjen që nuk pranohet me një akt shtetërorë të Serbisë, por përmes një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe që paraqet një rrugë të tërthortë”.

Kurse, sipas Konjufcës  rrezik i dytë është së marrëveshja me Serbinë mund të mos e ketë formën e marrëveshjes përfundimtare.

“Kurse rreziku i dytë: duket se nuk e ka formën e marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj kjo do të jetë taktikë e Serbisë që të sekuencoj në dy hapa: Hapi i parë që marrëveshja bazike kjo që po quhet plani franko-gjerman e hapi i dytë u kriju  në momentin që synohet të jetë njohje legale, por Kosovës i kërkohet edhe diçka më shumë që i kërkohet tash. Këto dy rreziqe duhet t’i kaloj Kosova”.

Tutje, Konjufca tha se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës po ndërlidhet me dialogun.

/Shqip.com