Lajme

Konjufca takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe presidenti i Asamblesë Parlamentare, Tiny Kox

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), kanë zhvilluar një takim me drejtues të lartë të APKE-së, të grupeve politike e të komiteteve.

Në ditën e parë të vizitës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës, Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, si dhe anëtarët e tjerë, deputetët Enis Kervan, Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti e APKE-së, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou.

Në këto takime u diskutua për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe mbështetjen e nevojshme, për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, progresin në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Gjatë takimeve, u kuptua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përderisa kryetari Konjufca kërkoi mbështetje në këtë proces.

Vizita në Strasburg po zhvillohet në kuadër të punimeve të seancës vjeshtore të APKE-së, e cila po mbahet në datat 23-27 janar 2023.

Gjatë ditës së nesërme Konjufca do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera me kryesues të grupeve dhe delegacione të parlamenteve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamble. 

/Shqip.com