Konjufca mbështetë hartimin e rregullores së re të Kuvendit
Publikuar:
(15.07.2021 15:33:53)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dhënë mbështetje hartimit të rregullores së re të Kuvendit.
Ai këtë e tha pasi mori pjesë në punëtorinë për shqyrtimin e draft-rregullores.
Kreu i legjislativit theksoi rëndësinë që rregullorja e re të plotësojë kërkesat e Kuvendit dhe në këtë mënyrë të lehtësojë funksionimin e punës brenda institucionit.
Rregullorja e Kuvendit përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, organeve të tij drejtuese dhe trupave të tij të punës, në ushtrimin e funksionit ligjvënës, mbikëqyrës dhe përfaqësues.
Po ashtu Rregullorja përcakton edhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Shqip.com