Lajme

Konfiskohen mbi pesë mijë kilogramë mjaltë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 5800 kilogramë mjaltë gjatë një aksioni të zhvilluar në Ferizaj.

5800 kavanoza me mjaltë ishin pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar.

Malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, derisa Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë mori mostrat e nevojshme.

Në lidhje me rastin janë shoqëruar për intervistim dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe

E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com