Sport Ndërkombëtar

Konfirmohet: Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayerni

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski nuk dëshiron të vazhdojë me Bayern Munchen.

Sulmuesi polak e ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga bavarezët.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidžić.

“Unë fola me Lewa. Gjatë bisedës ai më informoi se nuk dëshironte të pranonte ofertën tonë për të vazhduar kontratën dhe se do të dëshironte të largohej nga klubi”, tha ai për SKY SPORTS DE.

Teksa, shtoi se “ai tha se do të donte të provonte diçka të re – Por pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, Lewa ka një kontratë deri më 30 qershor 2023. Ky është një fakt”.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e 33 vjeçarit është Barcelona.

Katalunasit janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Robert po shihet si zgjidhja e problemeve.

 Lewandoski shënuar 34 gola në 34 ndeshjet e Bundesligës që ka luajtur deri më tani këtë sezon.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është 50 milionë euro./Shqip.com