Kulturë

Koncerti i Dua Lipës në Shqipëri, më i ndjekuri në histori

Koncerti i Dua Lipës, në nder të 28-nëntorit, ka tërhekur vëmendjen e madhe mediatike në botë.

Koncerti është vlerësuar si koncerti më i ndjekur në histori i realizuar nga një artiste e vetme.

Këtë e ka bërë të ditur Dua Lipa, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Në koncert ishin pjesëmarrës rreth 200 mijë veta, kjo bëri që ajo ta thyej rekordin e vendosur në vitin 1988, nga Tina Turner.

Koncerti i Dua Lipës, ishte edhe përmbyllja e turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

Këngëtarja me famë botërore përformoj falas për të gjithë pjesëmarrësit, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

/Shqip.com