Lajme

Komuna e Prishtinës organizon debat të përgjithshëm publik me qytetarët

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës pritet që të organizojë një debat të përgjishëm publik me qytetarët.

Kjo është bërë e ditur sipas një njoftimi nga Komuna e Prishtinës.

‘’Ju njoftojmë se, me datë 8 qershor, duke filluar nga ora 10:00, Komuna e Prishtinës organizon diskutim të përgjithshëm publik, në Sallën e Kuvendit Komunal, tek ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës” thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë debat pritet të jenë të pranishëm, Kryetari i Komunës, Nënkryetarët dhe Drejtorët e Drejtorive Përkatëse.

“Në diskutim do të jenë të pranishëm: Kryetari, z. Perparim Rama, Nënkryetarët z. Alban Zogaj dhe znj. Donjeta Sahatçiu, bashkë me Drejtorët e Drejtoret e drejtorive përkatëse të Komunës së Prishtinës” thuhet më tutje në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

 Komuna ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë debat/Shqip.com