Sport Shqiptar

Kompletohet Kombëtarja e Shqipërisë para ndeshjes me Poloninë

FOTO: Supersport
FOTO: Supersport

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.

“Kuqezinjtë” luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars), prej orës 20:45.

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares, raporton Supersport.

Mihaj zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

Ndërkohë do të ketë një tjetër seancë stërvitore ditën e sotme, e cila do të nisë në orën 15:30.

/Shqip.com