Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, zbulohen anëtarët e propozuar nga PS/ EMRAT
Partia Socialiste ka propozuar emrat e saj për Komisionin e Posaçëm për Deziformimin. Socialistët kanë propozuar për kryetar të këtij komisioni, Erion Braçen.
Ndërkaq emrat e tjerë për anëtarë janë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.
Më 11 prill, në Kuvend u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër, ngritja e komisionit për dezinformimin. Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim.
Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit
Anëtarët e propozuar nga PS për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin:
Erion Braçe (kryetar komisioni)
Bledi Çuçi
Mimi Kodheli
Pandeli Majko
Enslemvera Zake
Etilda Gjonaj
/Shqip.com