Komisioni Evropian propozon paketë masive të sanksioneve ndaj Rusisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se së shpejti do të prezantohet paketa masive e sanksioneve e cila pritet të miratohet nga liderët e shteteve të Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se ekonomia ruse do të vuaj pasojat e pushtimit në Ukrainë, raporton BBC.
“Me këtë paketë ne do të godasim sektorët strategjikë të ekonomisë së Rusisë duke bllokuar qasjen e tyre në tregjet ndërkombëtare. Ne do të bllokojmë kapacitetet e tyre. Këto sanksione janë dizajnuar në atë mënyrë që të shkaktojnë dëme të mëdha Rusisë duke e bërë të pamundur që Rusia ta financojë luftën” është shprehur ajo.
Ndryshe këtë të enjte forcat ushtarake ruse kanë filluar një sulm masivë me trupa tokësore dhe ajrore duke pushtuar edhe më tej pjesë të tjera të Ukrainës. /Shqip.com