Sport Shqiptar

Kombëtarja e vajzave kualifikohet në Kampionatin Evropian

Shqipëria e futbollit të vajzave luajti sot ndeshjen e fundit në grup për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Zvicër 2025”.

Vajzat kuqezi shkruan historinë duke mbyllur në vendin e parë grupin C5 në kualifikueset e Euro 2025 që do të zhvillohet në Zvicër.

Kombëtarja e drejtuar nga Armir Grima mposhti Luksemburgun në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-1 falë golave të Megi Doçit, Qëndresa Krasniqit dhe Fortesa Berishës.

Shqipëria siguron ngjitjen në Ligën B dhe kualifikohet në fazën Play-Off për Euro 2025 duke arritur suksesin më të madh deri tani në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri.

Grupi C5
1 Shqipëria – 9 pikë
2 Luksemburgu – 3 pikë
3 Estonia – 0 pikë

/Shqip.com