Lajme

Komandanti i KFOR-it: Kontributi i Shqipërisë në këtë mision është i madh

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë Arben Kingji, është takuar me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutas.

Takimi u zhvillua në bazën e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë në “Film City” në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi komandanti i KFOR-it ka shprehur falënderim për kontributin në këtë mision.

Gjatë ditës së djeshme, me të parin e Aleancës Veriatlantike në Kosovë, u takua edhe ambasadori Petrit Malaj.

Malaj tha se shteti shqiptar do ta shtojë prezencën në KFOR në vitin 2024.

/Shqip.com