Rozë

“Kolegë, miq dhe media bëhuni gati”, Stresi paralajmëron këngën e re

Reperi, Stresi,

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka paralajmëruar për projektin e ri muzikor.

Reperi këtë ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram.

Ai ka publikuar një foto nga klipi i ri, teksa ka paralajmëruar edhe lansimin.

Sipas njoftimit, kënga publikohet të shtunën në orën 19:00.

Ndryshe, reperi u bën thirrje të gjithë kolegëve, miqve, gazetarëve dhe mediave që të përgatiten.

“Te Shtunen Premier : “I smoke them“. Koleg, miq, shokë, shoqe, gazetarë & media bëhuni gati!”, ka shkruar Stresi, pa dhënë detaje të tjera për projektin.

Stresi është mjaft i komentuar si për jetën profesionale ashtu edhe personale në mediat rozë.

/Shqip.com