Sport Shqiptar

KOK: Kampionet olimpike nuk kanë rrjete sociale

Kampionet olimpike të Kosovës

Në rrjetin social “Facebook”, janë hapur llogari të rreme në emër të kampioneve olimike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, shkruan Shqip.com.

Për këtë gjë ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës të cilët kanë dalë me njoftim zyrtarë pikërishtë për këtë çështje.

Ata thanë se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në “Facebook” apo “Instagram”.

Komiteti Olimpik gjithashtu ka paralajmëruar se të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për mediume të ndryshme, do të ngrejnë padi për keqpërdorim të imazhit.

Kampionet olimpike të “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale./Shqip.com