Klopp “thumbon” ish-trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger
Publikuar:
(21.01.2023 20:20:00)

Liverpooli barazoi pa gola, 0:0 me skuadrën e Chelseas, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Anfield Road”.
Kjo ishte ndeshje jubilare për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp pasi që regjistroi ndeshjen numër 1,000 në karrierën e tij.

I pyetur pas ndeshjes se si ishte të arrish në ndeshjen e 1,000-të në karrierë, Klopp nuk ngurroi që ta thumbojë ish-trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.
“Arsene Wenger e humbi ndeshjen e tij të 1,000 me rezultat 6:0 kështu që unë jam shumë i lumtur”, tha Klopp.
/Shqip.com