Sport Ndërkombëtar

Klopp analizon situatën te Liverpooli

Liverpool është shumë larg objektivave që i kishte para fillimit të edicionit. Me vetëm 29 pikë në renditje dhe vendi i nëntë pas 19 javësh kampionat “Të Kuqtë” nuk mund të jenë të kënaqur.

Në lidhje me momentin e skuadrës dhe jo vetëm ka folur trajneri Jurgen Klopp, i cili ka analizuar edhe kritikat që i janë bërë.

“Nuk jam bërë një trajner i keq brenda ditës. Nuk kam qenë kurrë aq i aftë sa thonë disa, dhe nuk kam qenë aq i paaftë sa mendojnë të tjerë. E dija se do të jetë i vështirë ky sezon, nuk ka dyshime. Sezoni i kaluar ka qenë i tendosur dhe më i gjatë nga sa prisnim.

“E gjithë kjo është e kuptueshme, por me më pak dëmtime mendoj se të paktën pesë pikë të tjera mund të ishin arritur. Ishte një sezon normal. Por dëmtimet e lojtarëve kryesorë e bënë të gjithë ‘një sezon të keq’ që nuk mund të injorohet”, tha Klopp për Mirror.

“Përveç kësaj, nëse nuk ke kohë për t’u stërvitur dhe ke vetëm tri ditë midis ndeshjeve, nuk mund të rregullosh asgjë në lojën tënde. Kujt i intereson që ishim afër kampionatit vitin e kaluar? Nuk ka rëndësi. Dhe nuk mendoj për asnjë sekondë për fitoren tonë në Champions në të kaluarën.

“A duam të fitojmë përsëri? Natyrisht. A mund ta mposhtim Real Madrid-in (në raundin e 1/8-ave të Champions-it)? Ndoshta jo. Por ne jemi mirë në këtë garë dhe kur të fillojnë ndeshjet do të jemi 100 për qind gati”, është shprehur tekniku gjerman.

/Shqip.com