Lajme

Klinaku: Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për një medium kroat është shprehur se nuk përjashtohet mundësia e një luftë në Kosovë.

E me ketë deklaratë nuk po pajtohet udhëheqësi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

“Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet” ka shkruar Klinaku.

Lexo edhe:
Kurti: Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina

Po ashtu Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Kurti ka përfunduar duke theksuar se kundërshton thellimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte parathënie e krijimit të Republikës Serbe të re./Shqip.com