Lajme

Klinaku: Amerikën ju e lavdëroni por po punoni kundër interesave të saj dhe popullit shqiptar

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Amerikën ju e lavdëroni por punoni kundër interesave të saja.

“Amerikën ju e lavdëroni, por kundër interesave të saj dhe kundër interesave të shqiptarëve po punoni”, ka shkruar Klinaku.

Gjatë natës së sotme është mbajtur ceremonia e Pavarësisë së SHBA-së  të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

SHBA-të shënojnë 264 vjetorin e pavarësisë së tyre nga Perandoria Britanike./Shqip.com