Sport Ndërkombëtar

Kjo është ndeshja ku Ronaldo mund ta bëjë paraqitjen e parë me Manchester United

Cristiano Ronaldo gjatë stërvitjeve me Manchester United

Cristiano Ronaldo ka kompletuar rikthimin e tij te Manchester United pas 12 vitesh kur u largua nga “Old Trafford” drejt Real Madrid.

Ylli portugez u largua nga Juventus të premten, para se të fluturonte drejtë Lisbonës, ku “Djajtë e Kuq” konfirmuan pastaj rikthimin e tij në klub.

Sidoqoftë, tifozët e United që shpresojnë se do ta shohin yllin portugez në përballjen kundër Wolverhampton Wanderes do të mbeten të zhgënjyer.

Kjo pasi, Ronaldo do të qëndroi në Portugali deri në përfundim të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” me kombëtaren e tij.

Ndeshja e parë e skuadrës angleze pas pushimit është në shtëpi me Newcastle United më 11 shtator, derisa pritet që edhe 36-vjeçari të bëjë debutimin e tij të dytë me United./Shqip.com