Lajme Botë

Kjo është gjendja e Zelenskyt pas aksidentit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dalë me “pa lëndime serioze” nga një përplasje me makinë në Kiev të mërkurën.

Sipas një deklarate të sekretarit të shtypit të presidentit, “një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit”.

Mjekët që shoqëronin Zelensky i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë, tha ajo, raporton CNN.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze”, shtohet në deklaratë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Më herët të mërkurën, Zelensky vizitoi Iziumin e sapoçliruar në rajonin verilindor të Kharkiv, pesë ditë pasi forcat e vendit rimorën qytetin.

Fotografitë në faqen e Facebook të një njësie të ushtrisë treguan Zelensky në një ceremoni në sheshin kryesor për të ngritur flamurin ukrainas mbi ndërtesën administrative të qytetit. E pranishme ishte edhe zv.ministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar./SHQIP.com