Kulturë Kino

Kinematografia e Kosovës tjetër sukses, filmi “Zbardhje” fitues në Itali

Kinematografia e Kosovës, vjetët e fundit ka shënuar suksese në kinematë botërore.

Së fundmi, filmi kosovar “Zbardhje” ka fituar çmimin “Female Voice Award” nga European Women’s Audiovisual Network, në TorinoFilmLab.

Filmi është me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës.

TFL është laborator filmik ndërkombëtar me bazë në Torino të Italisë, i cili ofron përkrahje për profesionistët dhe talentët nga mbarë bota, në shkrimin dhe përgatitjen e skenarëve.

Kujtojmë që filmi tjetër shqiptar “Nëntor i Ftohtë” së fundmi u shtua në platformën më të madhe të filmave, në Netflix.

Ndërkaq, “Toka brenda meje”, me regji të Fisnik Maxville, mori çmimin “Filmi më i mirë debutant”, në festivalin e filmit në Estoni.

/Shqip.com