Lajme

Kinë: Një autobus që transportonte njerëz të infektuar me Covid-19 është përplasur, duke vrarë 27 udhëtar

Një autobus që transportonte njerëz të infektuar në një strukturë karantine Covid-19 në Kinë është përplasur, duke vrarë 27 prej atyre që ishin në bord dhe 20 të tjerë u plagosën.

Nuk ka asnjë informacion për shkakun e përplasjes që ndodhi herët në mëngjesin e së dielës, raporton BBC.

Sipas rregulloreve kineze, autobusët e pasagjerëve nuk lejohen të lëvizin në autostradë nga ora 02:00 deri në 05:00. Megjithatë, aksidenti ndodhi në orën 02:40 me orën lokale të hënën, pasi autobusi u nis pak pas mesnate, duke treguar se autobusi kishte shkelur rregulloren.

Një grua që pretendoi se ishte vajza e njërës prej viktimave shkoi në rrjetet sociale, ku shkroi një shënim duke thënë se “nuk mund ta pranonte” vdekjen e nënës së saj.

“Mamaja ime qëndroi në shtëpi për gjysmë muaji. Ajo nuk shkoi askund përveçse doli për teste PCR… por papritmas u dërgua në karantinë dhe vdiq.”

Në internet, disa përshkruan përvojat e tyre të pakëndshme të transportimit me autobus në objektet e karantinës.

Njëri tha se dhjetëra pasagjerë u shtrydhën në një autobus për 12 orë pa u lejuar të hanin, të shkonin në banjë, të hapnin dritaret ose të ndezin ajrin e kondicionuar deri në mbërritjen e tyre në hotelin e karantinës.

Guizhou aktualisht po përjeton një rritje të infeksioneve. Provinca regjistroi 712 raste të reja të shtunën – rreth 70% e totalit për Kinën./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022