Ekonomi Biznes Artikull i Sponsorizuar

Kids World në Gjilan ju mirëpret të dielën në “Halloween Party”

Kids World Gjilan

Halloween apo siç njihet ndryshe “Nata e shtrigave” është festë vjetore, e cila mbahet çdo vit më 31 tetor.

Festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë – prej nga e ka edhe burimin.

Kjo festë viteve të fundit ka filluar të festohet edhe në Kosovë.

Ndaj Kids World në Gjilan, qendra më moderne rekreative për fëmijët e të gjitha moshave, ka organizuar një “Halloween Party”.

Në Kids World në Gjilan fëmijët tuaj do të kalojnë një natë të paharrueshme dhe atë për vetëm 3 euro.

Mbi 16 maskota, miniburgera gratis, face painting for kids dhe shumë befasi të tjera i presin fëmijët të dielën.

Festa fillon në orën 17:00 dhe zgjatë deri në orët e vona.

Rezervim nuk është fare e nevojshme të bëni, madje fëmijët mund të shoqërohen edhe nga prindërit apo kujdestarët e tyre.

Kids World në Gjilan – qendra me investimin më të madh në Kosovë – me hapësira të ndërtuara me kreativitet dhe ambiente të përshtatshme për fëmijët, ju pret të dielën.

Kids World në Gjilan gjendet në kilometrin e parë të magjistrales Gjilan – Ferizaj.