Rozë

Kida zbulon kopertinën e albumit të parë

Kida

Ajo është padyshim njëra nga këngëtaret më të preferuara të muzikës shqiptare.

Bëhet fjalë për Kidën, e cila përmes rrjeteve sociale përherë informon fansat për jetën profesionale e personale.

Në një postim të fundit ajo ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, të cilin e pritën shumë mirë fansat e saj.

Kida publikoi kopertinën e albumit të saj të parë, derisa shfaqet e veshur me të bardhë.

“Pas një viti me shumë punë, jam krenarë që të ndajë me ju kopertinën e albumit”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, “Ike” është hiti saj i fundit që deri më tani ka marrë mbi katër milionë klikime në platformën YouTube./SHQIP.com