Rozë

Kiara Tito ka dy fjalë për Butrint Imerin, flet për pasojat pas lidhjes

Moderatorja e njohur Kiara Tito, është ndër më të komentuarat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo po vazhdon të komentohet për lidhjen e saj me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imerin.

Kiara, në një diskutim me Armaldon ka treguar për lidhjen e saj të mëparshme me Butrint Imerin.

Ajo tha se vëmendja dhe lajmet rreth marrëdhënie së tyre kanë ndikuar që ajo të ketë një ‘mini-traum’ nga gjërat që bëhen në sytë e publikut.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë. Ka qenë një presion shumë i madh dhe isha vetëm 20 vjeç. Përflitej në media, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shumë herë më ka prishur punë me atë kjo gjë. Prandaj kam disa mini-trauma nga e kaluara, se jam lënduar vetë”, tha Kiara.

Ndërsa, Kiara është e komentuar poashtu edhe për raportin e saj me Luiz Ejllin, i cili ka shprehur haptazi pëlqimin që ka për moderatoren.

/Shqip.com