Rozë

Kiara surprizon me veprimin e fundit ndjekësit

“Më lër hapësirën time”, “Lëre të rrjedhë”, “Sinqerisht, realisht” ishin disa nga shprehjet e Kiarës që u bënë virale gjatë qëndrimit të saj në Big Brother.

Kjo ka bërë që videot më këto shprehje të bëhen virale nga fansat dhe pas daljes nga shtëpia të reagojë Kiara.

Ajo ka thënë se ka qeshur pa fund me këto video, madje ka bërë edhe një veprim të veçantë.

Kiara ka vendosur shprehjet “Sinqerisht, realisht” në bion e saj të Instagramit duke marrë me sportivitet.

Ajo ka shtuar po ashtu edhe hashtagun e famshëm “Me Luizin”. Sikurse pritej, Kiara është tanimë fansja dhe mbështetësja e tij më e madhe e madje e ka konsideruar edhe “Luani im”.

/Shqip.com