Rozë

Kiara: Mendoj që Luizi është i ndikuar, jo i dashuruar

Kiara Tito

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është parë shumë e tërhequr dhe konfuze në lidhje me raportin e saj me Luizin.

Ndërkaq, raporti i tyre është i komentuar edhe nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ishte Olta ajo që tha se Luizi e dashuron Kiarën, ndërsa tha se Kiara nuk ndjen asgjë për të.

Kiara i kërkoi Oltës të mos merrej më me të, por të priste të dilte Luizi nga dhoma ku po qëndron me Efin dhe të diskutonin bashkë lidhur me këtë çështje.

Olta nga ana tjetër i tha Kiarës se nuk është fare objektivi i saj dhe se nuk po kërkon të merret me të.

Tutje, Kiara tha se në një muaj nuk e njeh dot plotësisht një njeri. Ajo shtoi se Luizi është i ndikuar dhe jo i dashuruar.

/Shqip.com