Rozë

Kiara e ashpër në debatin me Luizin

Kiara dhe Luizi janë dy nga emrat më të përfolur.

Ky i fundit ka shprehur simpatinë për të duke treguar interes madhe për moderatorën.

Megjithatë, jo rrallë herë dyshja kanë shpërthyer në debate me njëri-tjetrin dhe një i tillë ndodhi edhe mbrëmë , ku Kiara që kërkoi nga Luizi që t’i qëndronte larg dhe t’i jepte hapësirën që ka nevojë ajo.

“Gjithë ditën kam patur ngarkesë emocionale, që nuk është shkaktuar nga ti por që ti ma shtynë më shumë, ti je njeriu më i afërt këtu për mua dhe nervat do t’i shkarkojë në ty, por ti si pranon e kthen kurrizin menjëherë, sot kam qenë shumë e ngarkuar, ka disa gjëra që i mbaj për vete, gjithë ditën nuk më lë hapësirë as të rri dy sekonda të bëjë muhabet me Efin as Ronaldon, unë e mirëkuptoj dëshirën që ke sepse edhe unë kam dëshirë të ndaj momente me ty, por është shumë, më mbytë, kur them kam nevojë për hapësirë, respektoje, kjo nuk do të thotë që nuk dua të rri me ty, por mos u fokuso vetëm këtu, më trembë kjo gjë, më duket se kështu do të jesh edhe jashtë”, i tha Kiara.

/Shqip.com