Rozë

Kiara dhe Mozzik ishin në lidhje para hyrjes në BBV?

Moderatorja e njohur Kiara Tito, është ndër më të komentuarat për shkak të lidhjeve të saj, si dhe situatës së krijuar me Luizin.

Që kur ajo është banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, komentet në lidhje me ish-të dashurin e saj Butrint Imerin ishin të shumta, e që nuk munguan as reagimet e këtij të fundit.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen së fundi për Kiarën u aludua se ajo ishte në një “romancë” me Mozzik dhe shkak u bënë disa foto dhe veshjet e njëjta.

Më parë, Mozzik publikoi një foto me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Më pas publikoi Kiara foto para pasqyrës me të njëjtin fustan dhe menjëherë ndjekësit dyshuan se ata ishin bashkë.

Ndërkaq, Mozzik ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me xhupin e gjelbër, të cilën e a veshur edhe Kiara brenda shtëpisë së BBVA.

/Shqip.com