Art Jetese

Këto veprime po ju dëmtojnë zemrën

Zemra është një organ delikat përgjegjës për pompimin e gjakut dhe oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit përmes sistemit të qarkullimit të gjakut.

Mbajtja e shëndetshme e saj  është jetike për të jetuar një jetë të gjatë dhe pa sëmundje. Prandaj përfshirja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta konsiderohen thelbësore. Përveç këtyre të dyjave janë disa  aktivitete të tjera që çuditërisht kanë ndikim në shëndetin tonë të zemrës.

Këto janë gjashtë aktivitete befasuese që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj të zemrës:

Qëndrimi ulur gjithë ditën

Pavarësisht nëse puna juaj kërkon që ju të uleni gjatë gjithë ditës në të njëjtin vend ose nëse ju pëlqen ta kaloni gjithë ditën shtrirë në divan, qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës mund të dyfishojë rrezikun e problemeve  të zemrës.

Ushtroheni më shumë se ç‘duhet

Ushtrimet janë të shkëlqyera për mirëqenien e përgjithshme, duke përfshirë shëndetin e zemrës. Por shumë ushtrime në të njëjtën kohë, veçanërisht kur nuk jeni në formë ose nuk keni ushtruar për një kohë të gjatë mund të ushtrojë presion shtesë në zemrën tuaj, duke rritur rrezikun e problemeve me zemrën. Puna shumë e vështirë dhe shumë e shpejtë mund të rrisë rrezikun e një ataku kardiak. Pra, filloni ngadalë dhe dëgjoni trupin tuaj gjatë stërvitjes.

Konsumoni shumë kripë

Spërkatja me kripës shtesë në ushqimin tuaj mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. Edhe ushqimet e përpunuara mund t’ju vënë në rrezik të problemeve të zemrës. Konsumimi i më shumë se 5 gram kripë në ushqimin tuaj mund t’ju vërë në rrezik edhe për shqetësime të tjera shëndetësore.