Lajme

Këta janë katër kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dorëzuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në veri të vendit pritet të mbahen me 18 dhjetor pas një vendimi nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Burime të Shqip.com ka mësuar emrat e kandidatëve të përzgjedhur të PDK-së për të garuar në këtë pjesë të Kosovës.

  1. Mitrovicë e Veriut – Taulant Kelmendi
  2. Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi
  3. Zubin Potok – Izmir Zeqiri
  4. Zveçan – Ilir Peci

Ende nuk dihet nëse edhe partitë tjera të mëdha shqiptare do të marrin pjesë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Afati për të paraqitur emrat e kandidatëve të tyre është shtyrë nga KQZ-së deri më 25 nëntor 2022.

/Shqip.com